Mesfushori Granit Xhaka e ka “festuar” ditëlindjen në mënyrën më të mirë, për të bërë një paraqitje mahnitëse në Ligën Premier në fitoren e madhe të Sunderlandit në udhëtim te Nottingham Forest.
Ylli shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës ishte ndër më të mirët në fushë, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.5.
Xhaka në fakt asistoi golin e vetëm në ndeshje, të cilin e shënoi Alderete (38’), që për Sunderlandin kishte vlerën e tre pikëve, përcjell Telegrafi.
Në këtë përballje, Xhaka krijoi një shans të madh, ishte i saktë në 26 pasime nga 31 të mundshme, ndërsa spastroi topin plot tetë herë.
Falë kësaj paraqitje, Xhaka ishte lojtari i tretë më i vlerësuar në këtë përballje pas Roefs (9.1) dhe Alderete (8.7).
Ndërkohë, për Sunderland ky është starti më i mirë në historinë e Ligës Premier, ku pas gjashtë xhirove kanë mbledhur plot 11 pikë, për t’u renditur aktualisht në pozitën e tretë në tabelë./Katror.info