Gresa Bakraçi debutoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, disiplina e 800 metrave në atletikë, para rreth 80 mijë shikuesve të pranishëm në stadiumin “Saint Dennis”.
Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Atletja jonë përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 49-ta.”
Sipas njoftimit disiplina e Gresës është ajo e 3000 metrave, ndërsa 800 metërshi iu mundësua të garonte në Paris 2024.
Gresa ishte garuesja e vetme që përfaqësoi Kosovën në garat e atletikës në Paris 2024. /Katror.info