Një grua 70-vjeçare nga Delaware e qëlloi lotarinë dy herë brenda një jave, duke rrëmbyer dy shpërblime që total kapin shumën 400,000 dollarë.
News Journal raporton se gruaja e cila dëshironte të mbetej anonime, bleu dy bileta 100 mijë dollarësh dhe zbuloi se njëra ishte fituese.
Derisa po udhëtonte për në shtëpi pasi mori të ardhurat e saj nga Selia e Lotarisë me një shoqe, ajo bleu tre bileta tjera gërvishëse për të festuar. Një nga ato bileta ishte fituese e çmimit kryesor prej 300,000 dollarësh.
“Shoqja ime më e mirë ishte personi i parë që i thashë për fitimin e çmimit kryesor prej 100,000 dollarësh dhe ajo erdhi me mua për ta marrë paratë,” tha gruaja në një deklaratë të Lotarisë së Delaware.
“Kur gërvisha biletën prej 300,000 dollarësh më vonë, ne thjesht u ulëm atje me mosbesim. Ishte një çmenduri absolute,” shpjegoi 70-vjeçarja, duke shtuar se ajo ka në plan të vendosë pjesën më të madhe të parave në fondin e saj të pensionit./Katror.info