Josko Gvardiol krenohet nga përballja me Lionel Messin, pavarësisht se nuk mundi ta ndalë argjentinasin në golin e tretë të Argjentinës ndaj Kroacisë, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Kroati, i renditur si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në botë – iu dha një leksion futbolli nga Messi, i cili siguroi ndoshta asistimin më të mirë të turneut në një fitore 3-0 për Argjentinën.
Ai tha gjatë konferencës për shtyp të Kroacisë: “Ishte një përvojë e bukur edhe pse luajta kundër tij në klub sezonin e kaluar”.
“Ai është një lojtar krejtësisht i ndryshëm në klub dhe në ekipin kombëtar”.
“Është një përvojë e mrekullueshme dhe një ditë do t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori. Unë mendoj se do ta mposhtim herën tjetër.’