Radio Evropa e Lirë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke hapin thirrjen për aplikime për bursën e gazetarisë “Jiri Dienstbier”, e cila synon të mbështesë gazetarët e rinj dhe të pavarur nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Bursistët do të kalojnë gjashtë muaj në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë, duke u integruar në shërbimet në gjuhën e tyre, dhe një muaj të fundit në një byro të REL-it në vendin e tyre. Programi synon të nxisë pluralizmin dhe pavarësinë mediale, duke fuqizuar profesionistët e rinj të gazetarisë.
Afati i fundit për aplikime: 3 tetor 2025
Periudha e bursës: 2 mars – 30 shtator 2026
/Katror.info