Në Galerinë ‘Qahili’, nga ora 19:00 u hap ekspozita kolektive e tri artisteve e titulluar ‘Diell’.
Artistet që morrën pjesë janë: Bardha Buza, Merita Myderrizi Maloku dhe Vjosa Bujari Maliqi.
Sipas njoftimit nga Galeria Qahili, ”Dielli” është një emblemë lavdie dhe shkëlqimi. Ai përfaqëson lumturinë, jetën, spiritualitetin dhe një simbol i shpresës.
Diell është një ekspozitë e kuruar që hulumton fuqinë transformuese të dritës diellore, duke u fokusuar në diell si burimin përfundimtar të dritës dhe jetës në universin tonë. /Katror.info