Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të mërkurën u hap ekspozita personale e Valbona Zherkës, e kuruar nga Vesa Sahatçiu me titull ”Shtegtime”.
Në këtë ekspozitë janë përfshirë një përzgjedhje e veprave të Zherkës, në tapiceri, skica e piktura të krijuar ndër vite.

GMK ka njoftuar se ekspozita mbledh një përzgjedhje të veprave të saj marrë nga cikle të ndryshme si “Shpresa”, me veprat “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës”, “Ato” dhe “Rrugëtim.
Ekspozita është pjesë e programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë, 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars 2024 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës./Katror.info