Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe me nxënës shqiptarë.
Mësohet se në kuadër të ‘’𝑺𝒉𝒌𝒐𝒍𝒍𝐞̈𝐬 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆” 𝒏𝒆̈ 𝒁𝒗𝒊𝒄𝒆̈𝒓, më datë 23 maj 2023 në Fahrweid të Kantonit të Cyrihut është hapur dhe një klasë e re shqipe, shkruan albinfo.ch.

Theksohet se në këtë shkollë mësimi zhvillohet çdo të martë nga ora 16:00 deri në 17:30.

Ambasada e Shqipërisë në Bernë përgëzon mësuese Qefsere Sejdiu, prindërit dhe i uron fëmijëve suksese. Me këtë rast, Ambasada u bën thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në këtë zonë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasën shqipe të sapohapur. /Katror.info
Përgatiti:
