Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen publike për Ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” u ndahet personaliteteve të shquara në fushën e Artit Pamor për të Arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçantë ne avancimin e Artit Pamor. Çmimi mund te jepet edhe pas vdekjes se autorit.
Çmimi Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor – jepet për këto gjini: pikturë, skulpturë, grafikë, qeramikë, vizatim, dizajn grafik, fotografi artistike, video art dhe art konceptual dhe performancë.
Konkurrimi për Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimit Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor mund të bëhen përmes propozimeve nga:
1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosovës
2. Galeria Kombëtare e Kosovës
3. Fakultetet e Arteve te Universiteteve publike dhe private te Republikës së
Kosovës;
4. Asociacionet (shoqatat) profesionale te Artit Pamor.
Propozimi duhet të përmbajë arsyetimin me shkrim, si dhe materialet e tjera përcjellëse për të nominuarin, nëse janë relevante me çmimin perkatës;
- Propozuesit nuk mund te bëjnë më shumë se një propozim;
- Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit njofton me shkrim Institucionet, qe kanë të drejtën e nominimit, për dërgimin e nominimeve për dhënien e çmimit dhe përcakton afatin e dorëzimit te tyre ne MKRS;
- Ne raste kur nuk ka propozime nga Institucionet perkatëse, Juria Profesionale mund te propozoj afat shtese brenda kohës se paracaktuar për dhënien e çmimit;
- Institucionet nominuese duhet te sjellin foton e veprës ne tri (3) kopje dhe jo domosdoshmerisht CD-ne me incizim, ose ndonjë material tjetër vizual dokumentues;
- Propozimi duhet te firmoset nga titullari i institucionit/ asociacionit/ shoqatës qe ka te drejtën e propozimit.
- Propozimi me shkrim duhet te dërgohet jo me larg se 30 dite nga dita e shpalljes se Konkursit ne faqen zyrtare te MKRS, ne Arkivin e MKRS-se, për Departamentin e Kulturës, ne Zyren nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtine, Rruga “Nena Tereze” nr. 35).
- Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën Juria Profesionale e përberë nga 3 anëtarë./Katror.info