Sot është hedhur shorti për sezoni 2023-24. Në zyrat e ligës spanjolle, sot është hedhur shorti për ndeshjet në sezonin e ri.
Real Madridi do ketë punë me Athletic Bilbao në ndeshjen hapëse në La Liga për madrilenët. Në anën tjetër rivali i tyre i madh, Barcelona njëherit edhe kampioni përballen me Getafe.
Atletico Madrid përballet me Granada, kurse Mallorca e Vedat Muriqit me Las Palmas. Ajo që kanë interesim më shumë tifozët e futbollit është dueli në mes Real Madridit dhe Barcelonës.
“El Clasico” i parë për sezonin 2023-24 do të zhvillohet më 29 tetor në Barcelonë, kurse më 21 prill në “Santiago Bernabeu”./Katror.info