Në fillim të prillit të këtij viti, në Netflix mbërriti seriali Beef, i cili i ka fascionuar shikuesit. Për javë të tëra, ishte në krye të trendit në atë platformë transmetimi, dhe vlerësimet e shikuesve janë gjithashtu të shkëlqyera. Seriali ka një vlerësim 8.1 në IMDb dhe një vlerësim të lartë 98 për qind në Rotten Tomatoes.
Është publikuar vetëm një sezon me dhjetë episode dhe shikuesit po kërkojnë një sezon të dytë. Krijuesi korean i serialit, Lee Sung Jin, më në fund ka zbuluar se çfarë planifikon me serialin. Ai thotë se do të dëshironte të xhironte më shumë sezone, por se ende nuk është i sigurt se në cilin drejtim do të shkojë dhe kur do të fillojë realizimin, duke pasur parasysh grevën e aktorëve dhe punonjësve të filmit.
“Fillimisht e parashikuam shfaqjen si një serial antologjie ku çdo sezon është një grindje e re me personazhe të reja. Në të njëjtën kohë, unë me të vërtetë i dua shumë Dannyn, Amyn, Georgen dhe Paulin dhe botën që kemi krijuar. Kështu që unë jam i hapur për të gjitha opsionet”, tha Lee Sung Jin për The Hollywood Reporter, përcjell Katror.info.
“Më e rëndësishmja, dua të vazhdoj të punoj me këtë ekip me të cilin jam dashuruar vërtet. Por është e vështirë të thuhet se në cilin drejtim do të shkojmë. Shpresoj që Shoqata e Producentëve të Filmit dhe Televizionit ti rikthehet arsyes”, tha ai.
Beef është një komedi-dramë në të cilën Steven Yeun dhe Ali Wong luajnë dy të panjohur që jetojnë në Los Anxhelos, të cilët përfshihen në një grindje të gjatë pas një incidenti trafiku. Historia fillon në parkingun e një dyqani në Los Anxhelos, ku Deni gati përplaset me kamionin e tij në një SUV të drejtuar nga Amy. Por veprimi është në fakt shumë më tepër se një konflikt në rrugë.
Grindja e Denit dhe Amy-t kthehet në një obsesion për hakmarrje, i cili jo vetëm që konsumon secilin prej tyre, por edhe jetën e të dashurve të tyre./Katror.info