Në janar 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 69 227, prej tyre 41.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm.
Krahasuar me muajin janar të vitit 2024 (sa ishin 77 295 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.4%.
“Numri i net-qëndrimeve ishte 145 732 prej tyre 42.1% nga vendorët dhe 57.5% nga të huajt”, thuhet në njoftim.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka regjioni i Pejës me 12.155 vizitor dhe më 39 681 net-qëndrimi.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (janar 2024) ka ulje të vizitorëve për 7.3%.

Në total 41 447 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj. /Katror.info
