Arbër Hoxha e ka regjistruar një asistim të premten mbrëma në fitoren e Dinamo Zagrebit.
Dinamo Zagrebi e mposhti në shtëpi skuadrën Vukovar 1991 me rezultatin e thellë 3:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të elitës së futbollit kroat.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Hoxha, asistoi te goli i tretë të cilin e realizoi Sandro Kulenoviq në minutën e 77-të.
Sulmuesi i krahut të majtë në lojë u inkuadrua në minutën e 69-të.
Te skuadra Vukovar 1991 nga minuta e 71-të u paraqit Eniss Shabani.
26-vjeçari Hoxha në edicionin e kaluar në 41 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi tri gola dhe bëri tri asistime./Koha.net/Katror.info