Komisioni Evropian ka njoftuar se sot ka hyrë në fuqi Akti Evropian për Lirinë e Medias, një ligj i ri që synon forcimin e lirisë, pavarësisë dhe pluralizmit të medias brenda Bashkimit Evropian, shkruan Katror.info.
Ky akt parashikon:
- Mbrojtje më të fortë për gazetarët;
- Sigurimin e financimit të mjaftueshëm dhe pavarësisë editoriale për mediat publike;
- Kufizimin e heqjes së pajustifikuar të përmbajtjeve mediatike nga platformat shumë të mëdha online.
Po ashtu, ligji themelon Bordin Evropian për Shërbimet Mediatike, që do të mbikëqyrë zbatimin e rregullave të reja.
Komisioni Evropian thekson se një shtyp i lirë nuk është privilegj, por një e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për një shoqëri që vlerëson paqen dhe drejtësinë./Katror.info.