Artistja kosovare, Ibadete Ramadani, ka njoftuar se ka publikuar albumin e saj të ri që bart emrin e saj ‘Ibadet Ramadani”, e që tashmë është në dispozicion për t’u dëgjuar në më shumë se 10 platforma muzikore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetin e saj social, Fcaebook, ku ka ndarë edhe mirënjohjen e saj për ekipin bashkëpunues.
”Megjithëse disku mban emrin e familjes sime, kjo përpjekje nuk ishte vetëm e imja..
Shumë falenderime të përzemërta për të gjithë ata që ofruan bujarisht aftësitë e tyre për të krijuar këtë rekord në lavdinë e tij të jashtme dhe të brendshme për ta dërguar atë nga duart e mia në tuajat”, ka shkruar ajo në Facebook, në gjuhën angleze.
Ibadete Ramadani, është aktive në muzikë prej shumë vitesh. Që nga viti 2003 ajo jeton në Berlin, ku themeloi grupin Super700 së bashku me basistin Michael Haves, grup ky prej të cilit u publikuan disa albume dhe bënë turne ndërkombëtar.
Nga bendi Super700 mund ta dëgjoni edhe këngën shqip ”Kur jam kanë një vakt i ri”.
Përveç muzikës personale, Ramadani është e përfshirë edhe në kolona zanore të ndryshme të filmave si kantautore dhe këngëtare. /Katror.info
Përgatiti:
