Sot shënohet Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë me Innovation Centre Kosovo si nikoqir shtetëror.
Organizatorët e kësaj ngjarje njoftojnë se ceremonia zyrtare e hapjes së GEW 2023 mbahet në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Universiteti i Prishtinës), nga ora 10:00, me prezencën e Kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama, z. Uranik Begu – nikoqir i GEW për Kosovë, z. Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë, shefi i EBRD, z. Sergiy Maslichenko, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, z. Arian Zeka dhe znj. Frosina Islami – Coca Cola HBC Kosova.
Kjo javë nga 13-19 nëntor shënohet çdo vit në nëntor, kësaj radhe me mbi 100 aktivitete.
”Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin. GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike”, thuhet në njoftimin e webfaqes IC Kosovo.
Kalendarin e aktiviteteve që organizohen në Kosovë prej 13-19 Nëntor e gjeni KËTU. /Katror.info
Përgatiti:
