Në kuadër të programit për trajnim dhe punësim në fushën e TIK, ICK ka trajnuar studentë në fusha të ndryshme të TIK-ut, të cilët tashmë janë të gatshëm për të filluar punën praktike nëpër kompani, organizata dhe institucione të ndryshme.
Këta studentë janë të gatshëm për të filluar punën praktike për një periudhë prej tre (3) muajsh me orar të plotë, sipas marrëveshjes kompani, institucione, organizata të interesuara.
Disa nga programet e trajnimeve të përfunduara me sukses nga studentët përfshijnë pozitat si:
1. UI/UX Design
2. Cyber Security
3. Video Editing
4. Python Programming
5. DevOps & Kubernetes Fundamentals
6. Motion Design
7. Graphic Design
8. Social Media Marketing
Ftojmë kompanitë, organizatat dhe institucionet e ndryshme në Kosovë, të n’a kontaktojnë për procedura të mëtutjeshme. Numri i kandidatëve është i kufizuar, njoftoi ICK.
Për më shumë informata klikoni në këtë LINK./Katror.info