katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    22 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    22 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    17 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    14 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    22 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    22 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    8 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    14 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    14 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    2 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ICK, shtëpi e mundësive për inovatorët kosovarë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

ICK, shtëpi e mundësive për inovatorët kosovarë

Last updated: 02/05/2024 9:20 AM
89 Shikime
Shpërndaje
Foto: ICK/Facebook

Mbi 11 mijë të trajnuar, 5 mijë të punësuar, mbështetje për 500 ndërmarrje start-up dhe të vogla e të mesme, qindra evente ndërkombëtare. Është ky ndikimi që ka pasur në Kosovë për 12 vjet të funksionimit, qendra që ashtu si edhe e ka emrin, synon të sjellë inovacion në fushën e teknologjisë në Kosovë.

Këtë po e bën edhe në fund të majit, pasi që po e organizon për herë të parë edicionin “AI  Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale”, i cili do të drejtohet nga disa ekspertë të AI nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për qëllim do të ketë fuqizimin e bizneseve dhe komunitetit.

E jashtë këtij kampi, për të gjithë ata që mund të mos e dinë, Shpend Lila, menaxheri për marrëdhënie me publikun, në një intervistë për Katror Media, tregon për mundësitë që ua ofron bizneseve, nxënësve, studentëve dhe të gjithë të interesuarve Innovation Centre Kosovo (ICK) në baza ditore.

Mundesh me e lexu edhe…

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

“Është si biznes hap, për bizneset start-up, por edhe biznese të maturuara në sektorin e Teknologjisë së Informacionit edhe të Komunikimit. Është interesant  që ICK nuk mbyllet asnjëherë. Jemi të hapur si qendër 24/7  me përjashtim në janë një javë ose dy në pandemi, kur kemi qenë detyruar për shkak të masave, megjithatë qendra punon 24/7  për shkak se komuniteti po ashtu mbulon disa time zona, kemi të rinj e te reja, biznese freelancers që punojnë qoftë me  Amerikë, qoftë me Evropë Perëndimore, po edhe me Azi deri në Japoni. Kështu që nëse kalon kah ICK gjithmonë, edhe natën dritat janë lëshuar. Kemi pasur raste kur ata vijnë mëngjes  në punë, të tjerët veç dalin e kryejnë orarin e punës dhe është një kënaqësi, për shkak se kjo jep qendrës  një peshë të madhe, një vlerë për vendin edhe një tregues se kah duhet me shku zhvillimi ose siç me thonë identiteti ekonomik i zhvillimit të Kosovës”, thotë Lila.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Shpend Lila – Innovation Centre Kosovo

ICK është qendra ku gërshetohen të gjitha lëmitë bashkëkohore teknologjike, inovative, por jo vetëm kaq. Ajo që ofron kjo qendër është përtej trajnimeve dhe hapësirave për freelancer, por është edhe vendi ku ndihmohen bizneset fillestare, duke përfshirë ato që janë nevojë globale, si: bizneset e gjelbra dhe të riciklimit.

“Për ata që nuk e njohin, ICK-ja është e ndarë në katër shtylla kryesore: e para është inkubatori i biznesit:  ku ndihmohen biznese start-up të reja, që kanë ide në fushën e inovacionit, teknologjisë, informacionit dhe të komunikimit, dhe jo vetëm për shkak se inovacioni nuk është detyrimisht i lidhur vetëm me teknologji, mund të jetë, bizneset e gjelbra, bizneset që merren me upcykling, me recycling, që janë në trend.”

“Shtylla e dytë është pjesa e departamentit të trajnimeve, ku na i bëjmë gati të rinjtë për tregun e punës, që për punësim në kompanitë ekzistuese ose, me njohuri që i marrin mundet me punu edhe si freelancers, po edhe me hap biznesin start-up. “

“E treta, çka e bën ICK-në ndoshta edhe njëfarë forme të dukshme në masë është pjesa e ngjarjeve vendore dhe ndërkombëtare, që quhet si Departamenti i Vendeve e Ngjarjeve, ku ne jemi nikoqirë  e disa prej brendeve të mëdha globale, me të cilat kemi licenca për Kosovë, përfshirë Javën Globale të Ndërmarrësisë, NASA, SpaceX, TECSTAR, nëpërmjet programit të Startup Weekend dhe Startup Week, Get in the ring – Fuck, ku tregohen storiet e dështimit dhe shumë brenda tjera. Pak a shumë një departament i cili i sjell komunitetit ngjarje çdo javë, po ka javë ku kemi ngjarje çdo ditë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Edhe e katërta është pjesa e Coworking Space. ICK-ja për momentin ofron diku përmbi 130 ulëse për mysafirë, vizitorë, të jashtëm, freelancerë, që shfrytëzojnë hapësirat tona për me punu, po edhe si aktivitet si një komunitet, ku kanë mundësi m’u taku me njerëz të rinj me bashkëpunime tjera, po edhe me i shfrytëzu edhe pjesët tjera që janë pjesa e objektit, qoftë këtu kuzhinat, sallat për takime, trajnime, të ndryshme e tjerë”, shton Lila.

Kjo qendër multidimensionale në të kaluarën ka qenë modeli i ICT-së në Prishtinë, prej ku edhe ka filluar tregu i tillë, ndërsa sot shërben si vend drejtues për qëllimin dhe avancimin në karrierë të të rinjve.

“Kur është hapur ICK-ja nuk kanë qenë shumë kompaninë në sektorin e ICT-së në Prishtinë tash që flasim ka me qindra të tilla vetëm në Prishtinë që punojnë me treg të jashtëm njëfarë forme, ICK-ja edhe ka shërbyer si shtysë, për shkak se ka qenë e para në vend, ku të rinjtë kanë mundur të drejtohen nëse kanë pasur ndonjë ide ose qëllimi i tyre ka qenë me u aftësu në sektorin e ICT- së. Tash numrat flasin vetë. ICK-ja është një prej këtyre qendrave me më ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor. jam përmbi 650 biznese start-up që kanë fillu në ICK ose nëpërmjet ICK-së, natyrisht jo të gjitha prej tyre janë gjallë, por qëllimi i inkubatorit është ky që të rinjtë të vijnë edhe të testojnë idenë, bon, s’bon a vazhdojnë me ide tjera. Kemi parë shumë kompani që janë bashku, domethënë nuk kanë mundur me vazhdu të vetëm, por janë bashku dhe kanë themelu një kompani të përbashkët’’, shton tutje ai.

Kjo qendër Inovative nuk premton vetëm realizimin dhe zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive të studentëve, por edhe punën në kompani te ndryshme bashkëpunuese, ku sipas Liles 95% e kompanive ofrojnë kontrata të rregullta për secilin nga studentët e shkëlqyer.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në aspektin e trajnimeve, ICK deri tash ka trajnu mbi 11 mijë persona në gjuhë të ndryshme programuese, kryesisht në sektorin e ICT-së, por edhe në trajnime biznesi. Çka bëjmë ne me pjesën e departamentit të trajnimeve është që ne e masim se cila është kërkesa e kompanive të ICT-së për çfarë profile ka nevojë dhe kjo është njëra prej shtysave qysh ne vendosim për me hap një trajnim. “

“Trajnimet tona zakonisht janë prej tre muaj deri në gjashtë muaj, pra në trajnime bajage intensive, kryesisht të bazohemi në kërkesën që është në treg, edhe sapo trajnimi përfundojn, studentët tanë, kryesisht ata që kanë nota të mira, po them tetë, nëntë, dhjetë sipas vlerësimit të ligjëruesve, hyjnë në listë pritjes dhe lidhen me kompanitë që janë në listë pritjes për punëtorë, në këtë rast për praktikantë. Në momentin që përfundon trajnimi, kompania lajmërohet që ka përfundu po e zënë trajnimin në Java programim, edhe studentët të vendosen në kontakt me kompaninë në mënyrë që me fillu bashkëpunimin e mundshëm. E kemi pa që për mijë 95%  të rasteve kompanitë vazhdojnë me i ofru kontratë të rregullta atyre punëtorëve, në këtë rast praktikantëve për shkak se qëllimi i tyre është me i majtë, jo me i ndalë tre muaj dhe me i lëshu, dhe qikjo është njëra prej treguesve shumë të mirë që ka nevojë të vazhdueshme për profile të tilla”, thekson Lila.

Planet tjera që ICK parasheh për përfshirjen më të madhe të të rinjve në botën teknologjike, të gjuhëve kompjuterike e inteligjencës artificiale, është edhe programi per Junior Geeks, për shkollat fillore në disa komuna, në mënyrë që t’u mundësohet nxënësve orientimi i hershëm në karrierë.

“Në pjesën e trajnimeve ICK-ja ka edhe programin Junior Geeks, ku jemi mundu që nëpërmjet  temave të ndryshme ose materialit në STEM, me prezantu këto shkolla fillore dhe të mesme në disa komuna të ndryshme të Kosovës. Për shkak se sistemi ekzistues edukativ nuk ka edhe shumë programe për orientim në karrierë. E ka lëndën e Tik-ut, po është shumë sipërfaqësore dhe natyrisht është mandat i joni edhe i institucioneve edhe i sektorit privat për me ndihmu shtetin këtë rast për me mbulu disa zbrazëti që ekzistojnë në pjesën e edukimit sa i përket sektorit të STEM dhe kemi arritur bajagi mirë. Me thonë të drejt të rinjtë e Kosovës janë shumë të talentum, nuk është që na e kemi punë tepër ne aspektin që për me aftësu sektorin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vijnë të përgatitur, është një gjeneratë e cila nuk pret një trajnim një ICK për me i fillu njohuritë bazike themelore. Është një gjeneratë që lexon, që hulumton, merr pjesë në trajnime online, kurse pa pagesë, në YouTube ka tutoriale sa të duash. Kështu që e shohim që kur të vijmë këtu, të na pak a shumë njëfarë brumi i gatshëm që na veç e përgatisim dhe e bëjmë gati për treg e formësojmë për treg të punës. E kemi fatin që punojmë, është një gjeneratë e mirë. Tash me AI pothuajse gjithçka ka ndryshu”, potencoi ai.

Lila, i inkurajon të rinjtë që hezitojnë t’i bashkohen botës teknologjike për shkak të frikës se mos arritjes së shkallës së duhur të profesionalizmit, që te fillojnë edhe pa njohuri bazë.

“Këshilla kryesore që na japim të të rinjve këtu është mos me ju ardh marre, me ardh me vetë, mu bo si rriçën. Në  jemi këtu në shërbim tyre, ICK-ja është hapur 24/7. Nëse nuk dinë kurrgjë hiç, e kanë një mundësi me mësu, domethënë ajo është përparësi, për shkak se mundet  me na ndihmu neve dhe komunitetit tonë që me i dhanë një orientim të riut ose të resë se me çka duhet me vazhdu jetën e tyre (profesionalisht).

“Ne kemi programe të ndryshme që janë edhe kryesisht për fillestarë. Në programet tona i kemi pasë juristë që e ka pa që nuk e gjen veten në treg me atë profesion dhe ka fillu me programim prej zeros. Kështu që nuk është ‘kiamet’. Kështu që i kemi mundësitë, kemi komunitet, kemi një grup të madh të ligjëruesve, të mentorëve, të kompanive që veç jemi formësu në treg edhe kemi një tregim mbrapa. Ka qenë e vështirë në 2012, tash në 2024, me 12 vjet përvojë edhe me komplet bagazh e kemi shume të leht për me i dhonë mundësi të rinjve”, përfundon Lila.

Lila thotë se ICK mbetet integruesi kryesor i të rinjve, startup-eve dhe bizneseve inovative, duke ndihmuar rritjen ekonomike, punësimin e të rinjve, vizibilitetin dhe  prosperitetin e Kosovës. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
TAGGED:biznesegjuhe kompjuterikeICKInovation centre kosovoInteligjenca Artificialekompanilajme të miraprogramimeqendra inovativeshkenca kompjuterikeShpend LilaStart upte rinjteknologjitoptophome1trajnime

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si do të përdoren 90 milionë euro të zotuara nga Gjermania?
Artikulli i ardhshëm Parisi do të zhvillojë më 26 maj piknikun më të madh që keni parë ndonjëherë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

18 Shikime
Lajme të mira

Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta

22 Shikime
Lajme të mira

Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?