Alban Skenderaj dhe Mc Kresha kanë publikuar të premten baladën e paralajmëruar ditë më parë me titullin “Iluzion”.
Kënga është realizuar me videoklip, ndërsa Alban Skenderaj e Mc Kresha përformojnë ndaras nga njëri-tjetri. Producenti i këngës është Lorenc Aliaj, ndërsa teksti është shkruar nga të dy artistët.
Në këngë janë ndërthurur dy rrymat e ndryshme në të cilat ata bëjnë pjesë. Kënga ka marrë mijëra klikime me t’u publikuar. Videoklipin mund ta shikoni këtu.
Ndryshe, dyshja kanë pasur edhe një bashkëpunim në vitin 2018, ku kishin lansuar këngën “Ping Pong”. /Katror.info