Imane Khelif ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë algjeriane që fiton një medalje dhe atë të artë ndaj Yang Liu të Kinës, e cila merr medaljen e argjendtë.
Tifozët e përkrahën fuqishëm boksieren e përfolur algjeriane në fushën Philippe-Chatrier, duke valëvitur flamujt algjerianë dhe duke brohoritur për kampionen e re olimpike.
Imane Khelif e fitoi raundin e parë ndaj Yang Liu, duke dominuar dhe goditur disa herë saktë kinezen.
Ishte e njëjta gjë edhe në raundin e dytë pasi një grusht i fortë nga algjeriania e shtyu Yang litarët në sekondat e hapjes.
Pas tre raundesh me vendim unanim, Imane Khelifi fitoi medaljen e artë dhe filloi festën.
Boksierja olimpike, Imane Khelif, e cila shkaktoi një debat ndërkombëtar pasi e mundi kundërshtaren për 46 sekonda të enjten, ka folur për trimërinë e saj për kapërcimin e një jete të vështirë për të arritur majat e sportit.
Sportistja tregoi se si u ngrit nga shitja e bukës në rrugët e fshatit të saj në Algjeri për t’u bërë heroinë sportive. Ishte një trajner që e orientoi drejt sportit për shkak të cilësive fizike që i kishte, shkruan “Daily Mail”./Katror.info