Imran Duraki kthehet me medalje të bronztë nga Kosova kthehet nga International Transalpine Trophy & Mediterranean Cup 2025 me një medalje të merituar dhe një paraqitje të shkëlqyer nga ekipi përfaqësues, ka njoftuar Federata e Pingpongut e Kosovës.
Në njoftim thuhet se ekiporja e Kosovës doli në vendin e 5-të nga 31 shtete
“Imran Duraki arriti të sigurojë medaljen e bronztë në garat individuale, pasi u mposht nga sportisti nga italia. Imrani kthehet me medalje duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tij në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë, ekipi ynë përfaqësues u rendit në vendin e 5-të mes 31 ekipeve pjesëmarrëse, një rezultat i rëndësishëm që tregon rritjen e nivelit të pingpongut në vendin tonë. Urime sportistëve dhe trajnerit Ridvan Hashani për këtë sukses!,” thuhet në njoftimin e Federatës./Katror.info