Investimet direkte në Kosovë kanë shënuar rritje të vogël në muajin janar të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Gazeta10.
Investimet direkte në Kosovë në janar 2024 shënuan vlerën 67.2 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 66.1 milionë euro.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, rritje kanë shënuar edhe investimet direkte jashtë Kosovës.
“…investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 15.4 milionë euro (10.3 milionë euro ishte vlera në janar 2023)”.
Asetet rezervë në janar 2024 kanë shënuar bilanc pozitiv prej 15.2 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ky bilanc ishte 43.0 milionë euro./Katror.info