Shqiptarja nga Tetova, Shqipe Asani, është një nga studentet e suksesshme shqiptare që po tregon rezultate të shkëlqyera në universitetet botërore, transmeton albinfo.ch.
Shqipja mori titullin e magjistres së Inxhinierisë në drejtimin e Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110 në Universitetin e mirënjohur italian të Sapienzës në Romë, në degën e Inxhinierisë Civile dhe Industriale. Lajmin e ka komunikuar babai i saj, Isen Asani.
„Sot, në ditë me diell, në qytetin e Historisë, në qytetin e Perandorisë, në Romë, në Universitetin e Sapienzes, Fakulteti i Inxhinerisë Civile dhe Industriale, vajza ime, Shqipja, mori gradën Magjistre e Inxhinerisë në drejtimin e Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110. Falënderoj po ashtu edhe Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Prof. Dr. Vesel Memedi, që na nderoi me pjesëmarrjen e tij. Të priftë e mbara, Shqipja ime”, ka shkruar Isen Asani. /Katror.info
Përgatiti:
