Që nga lansimi i iPhone 15 Pro, përdoruesit janë ankuar për problemet e mbinxehjes.
Në postimin e tij të ri, analisti dhe insajderi i njohur Ming-Chi Kuo thotë se këto probleme nuk janë për shkak të çipit 3nm A17 Pro, por për shkak të “kompromiseve të bëra në sistemin termik”, shkruan Katror.info.
Çipi A17 Pro që fuqizon iPhone 15 Pro është procesori i parë 3nm i prodhuar nga Apple dhe TSMC, duke çuar në spekulime se teknologjia e re është fajtore për problemet e mbinxehjes.
Kuo beson, megjithatë, se problemet janë për shkak të ndryshimeve që Apple prezantoi për të akomoduar kalimin në një kuti titani dhe për t’i bërë modelet iPhone 15 Pro më të lehta se paraardhësit e tyre.
“Çështjet e mbinxehjes së serisë iPhone 15 Pro nuk janë të lidhura me çipat e avancuar 3nm të TSMC. Shkaku kryesor janë kompromiset të mundshme të bëra në dizajnin e sistemit termik për të arritur peshë më të ulët, siç është sipërfaqja e reduktuar e shpërndarjes së nxehtësisë dhe përdorimi i një kornize titani, e cila ndikon negativisht në efiçencën termike”, shkruan Kuo në Medium.
Ai parashikon që Apple do të jetë në gjendje t’i rregullojë këto probleme përmes përditësimeve të softuerit, por paralajmëron se atëherë performanca e çipit mund të rrezikohet./Katror.info