Në fillim të këtij muaji, Apple zbuloi serinë e saj iPhone 14, e cila përfshin katër modele. Anëtari më i fortë dhe më i shtrenjtë i kësaj serie është iPhone 14 Pro Max, i cili erdhi si pasardhës i iPhone 13 Pro Max të vitit të kaluar. Ky telefon tani kryeson listën e telefonave me ekranin më të mirë.
iPhone 14 Pro Max fiton çmimin e ekranit më të mirë të DisplayMate në një smartphone. Ky telefon mori një notë të përgjithshme A+ në teste.
Telefoni thuhet gjithashtu se ka arritur kontrastin më të lartë të mundshëm në ndriçimin e ambientit. Komponentët e tjerë të testuar që janë mbresëlënës në ekranin e iPhone 14 Pro Max përfshijnë saktësinë e ngjyrës së bardhë, interpretimin absolutisht të saktë të ngjyrave, saktësinë e kontrastit të imazhit, shkallën e intensitetit dhe shkëlqimin maksimal.
Ekrani i modelit “iPhone 14 Pro Max”, si dhe i “iPhone 14 Pro”, është prodhuar nga kompania ‘Samsung’. Është fare e sigurt që Samsung fiton shumë para nga Apple duke u siguruar që kompania amerikane të ketë telefonin me ekranin më të mirë.