Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar se do të publikojë albumin e saj të ri në janar.
Ajo u premtoi fansave se i’a vlen të presin për muzikë të mirë.
31 vjeçarja pranoi se ka luftuar me presionin e të qenit në qendër të vëmendjes dhe tha se familja e miqtë e saj kanë kaluar momente kur ajo ndjente se donte të lintë karrierën e saj.
E pyetur se çfarë po bënte në Shqipëri, këngëtarja zbuloi se po punonte në albumin e radhës, i cili do të publikohet janarin e vitit të ardhshëm.
“Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se mund të bëni më shumë se një gjë”, tha Ora.