Motorola sapo ka prezantuar modelin e ri Edge 70, një smartfon jashtëzakonisht i hollë, i cili mund të bëhet një rival serioz për modelin iPhone Air.
Edhe pse Edge 70 është paksa më i trashë – 5,9 mm në krahasim me 5,6 mm – kamera e tij qëndron më diskret.
Kur bëhet fjalë për kamerat, Edge 70 sjell tre sensorë prej 50 MP secili. Kamera kryesore mund të incizojë video në 4K, si dhe ka kamera të përparme, ultra-të gjerë me lente makro dhe një sensor të posaçëm për dritën, shkruan Telegrafi.
Trupi i telefonit është bërë nga “alumin i cilësisë ajrore” — lajmi i mirë për ata përdorues që pajisjet u bien lehtë nga duart. Mbrojtja shtesë për sigurim është xhami Corning Gorilla Glass 7i dhe certifikimi IP69 për rezistencë ndaj ujit.

Edge 70 gjithashtu ofron qasje në chatbot-in e Motorolas, moto AI2, i cili mund të krijojë imazhe, të përgjigjet në pyetje dhe, sipas kompanisë, të kuptojë përmbajtjen në ekran dhe të sugjerojë përdoruesit hapat e ardhshëm. Si do të funksionojë në praktikë — mbetet për t’u parë.
Me gjithë trupin jashtëzakonisht të hollë, telefoni fsheh një bateri të madhe prej 4 800 mAh, e cila lejon deri në 50 orë përdorim të pandërprerë — më shumë se dy ditë shfletim intensiv pa karikues. Për krahasim, iPhone Air zgjat midis 22 dhe 27 orë.
Telefoni përdor çipin Snapdragon 7 Gen 4 Mobile, dhe Motorola premton mbështetje aktive softuerike dhe përditësime sigurie deri në vitin 2031.
Duke pasur parasysh dizajnin dhe karakteristikat, çmimi është mjaft i arsyeshëm – Edge 70 fillon nga rreth 780 euro e më lart. Është tashmë në shitje, por lajmi i keq është — për momentin është i disponueshëm vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, dhe nuk ka ende informacione për ardhjen e tij në tregje të tjera. /Katror.info
















