Kompania kineze për prodhimin e avionëve të lehtë testoi në Jerusalem të ashtuquajturin taksi fluturuese, domethënë një avion autonom, me energji elektrike që duhet të shërbejë për transportin e udhëtarëve në Izrael në të ardhmen.
Autoriteti i Inovacionit të Izraelit njoftoi se që nga viti 2019 është duke punuar në mënyrë aktive për futjen në trafik të taksive fluturuese, të cilat përveç transportit të udhëtarëve do të shërbenin edhe për transportin e mallrave.
“Ai që shihni është një taksi ajror që do të jetë në gjendje të transportojë njerëz nga një vend në tjetrin në të ardhmen,” tha Daniella Partem, drejtore e Autoritetit të Inovacionit të Izraelit.
Siç u theksua, Izraeli deri më tani ka kryer më shumë se 20 mijë fluturime testuese, por fluturimi i së mërkurës ishte gjithashtu i pari që mediat mund ta përcillnin.
“Programi i taksive fluturuese parashikon një investim prej 16 milionë dollarësh dhe mbështetet nga disa kompani publike dhe private”, sipas mediave izraelite.
Drejtori Partem theksoi se si taksitë fluturuese do të ndihmojnë në krijimin e një tregu ekonomikisht të qëndrueshëm.
Përveç Izraelit, edhe vende të tjera kryen fluturime testuese të të ashtuquajturve taksi fluturues, e edhe Franca ka njoftuar eksperimente të ngjashme në vitin 2024. /Katror.info
Përgatiti:
