Për të gudulisur më tej imagjinatën e përdoruesve dhe për të ndezur eksitimin rreth lançimit, Nothing ka publikuar foto zyrtare të modelit të ardhshëm Phone (2), të cilat tregojnë një rifreskim të lehtë të dizajnit.
Vetëm pak ditë para prezantimit të madh të Phone (2), Nothing vendosi të tregojë zyrtarisht se si duket telefoni në ngjyrën e bardhë dhe gri. YouTuber-i i mirënjohur Marcus Brownlee ka siguruar këta telefona dhe ka treguar më tej se çfarë ka të re në telefonat e Nothing.
Së pari, Nothing vendosi të rifreskojë pak dizajnin e pjesës së pasme të telefonit. Pjesa e sipërme dhe anët janë tani më të lakuar, gjë që duhet të sigurojë rehati gjatë përdorimit. Ndërsa Phone (1) kishte pesë shirita LED të veçantë, Phone (2) ka deri në 11. Ekziston gjithashtu një ndërfaqe e re Glyph që tani ka 33 zona ndriçimi, të cilat duhet t’u japin përdoruesve një nivel shtesë kontrolli mbi LED.
Për shembull, pjesa e pasme e Phone (2) do të jetë në gjendje të shfaqë volumin ose një kohëmatës dhe Nothing planifikon të lejojë përdorimin e LED-ve për disa aplikacione të jashtme. Nuk dihet ende shumë për të, por mund të nënkuptojë, ndër të tjera, se drita e prapme mund të “vallëzojë” gjatë dëgjimit të muzikës në Spotify.
Nothing Phone (2) do të lançohet globalisht më 11 korrik. Edhe më herët, telefoni u konfirmua se do të fuqizohej nga një çip Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1 dhe përmban një ekran AMOLED 6.67 inç, një bateri 4700 mAh dhe mbështetje softuerike për tre përditësime kryesore të OS dhe katër vjet mbulesë sigurie.
/katror.info/