Aktori i njohur Jamie Foxx ka shqetësuar fansat e tij me një problem të papritur shëndetësor që mbetet ende i pashpjeguar. Pasi gjendja e tij u përmirësua, aktori njoftoi se po ‘kthehet në punë’, por adhuruesit dyshojnë se ai nuk po flet të vërtetën.
Lajmi se Jamie Foxx ndodhet në spital i befasoi adhuruesit e filmave në mbarë botën dhe misteri që rrethonte gjithë situatën nuk i ndihmoi. Për gjendjen e tij, kolegët e tij nga industria e filmit njoftuan pa treguar shumë, përveç se gjendja e aktorit është më e mirë dhe se Foxx mezi pret t’i rikthehet aktrimit. Njoftimi i fundit i aktorit të njohur paralajmëron projekte të reja, por adhuruesit tashmë po shprehin dyshimet e tyre, shkruan Katror.info.
Duke postuar një foto të tij të ulur mbi një makinë garash të artë BetMGM me një kostum të zi elegant, Foxx zbuloi se ai kaloi disa netë të shkëlqyera në Vegas dhe njoftoi disa projekte të mëdha, por shumë prej adhurues kanë shprehur dyshimin nëse fotografia është bërë këto ditë apo nëse është një foto më e vjetër e bërë para se të shkonte në spital.
Ndërsa Foxx dukej se më në fund ishte vetvetja e tij e vjetër, fansat sugjeruan se postimi i fundit në rrjetet sociale ishte i rremë.
“Ndoshta inteligjenca artificiale ka krijuar një foto të Jamie Foxx. Nuk di çfarë të besoj”, ka shkruar një adhurues.
Përveç kësaj, një ndjekës ka deklaruar se sjellja e aktorit e ka habitur atë. “Nuk e kuptoj pse nuk keni folur ende me adhuruesit tuaj? Ju keni folur me ne gjatë gjithë kohës. Kjo nuk ka kuptim”, ka shkruar ai me dyshim. /Katror.info