Një “surfist” japonez 89-vjeçar i cili ka praktikuar hobin e tij tash e afro një dekadë, nga Guiness World Records është emëruar si personi më i vjetër që bën “surf”.
Seichi Sano, tani 89-vjeçar, ishte i vjetër 88 vjet e 288 ditë kur organizata Guiness World Records verifikoi se ai kishte bërë “surf” mbi valët e detit me 8 korrik të vitit të kaluar, njoftoi organizata e mbajtjes së rekordeve.
Seiichi Sano is still hitting the waves at the grand age of 88 🏄♂️ pic.twitter.com/1Yy0pqeh8y
— Guinness World Records (@GWR) March 31, 2023
Sano tha se ai ishte inspiruar për të bërë “surf” pak pasi ai kishte ngjitur Mount Fuji-n në moshën 80 vjeçare, raporton UPI.
“Unë punoj bashkë me një menaxher të bankës i cili ka një “lëkurë shumë të nxirë”. Mendova se ai luan golf, por kur e pyeta atë, ai më pëshpëriti ‘unë bëjë surf’” deklaroi Sano për GWR./Katror.info