Këngëtari amerikan me famë botërore, Jason Derulo, ka mbërritur të enjten në Tiranë për të marrë pjesë në koncertin e tij të parë në Shqipëri, që do të zhvillohet sonte (e premte) në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në kryeqytetin shqiptar, duke tërhequr mijëra fansa që janë të emocionuar për të parë live interpretuesin e shumë hiteve globale.
Teksa mbërriti në Aeroportin “Nënë Tereza”, Derulo nuk e fshehu entuziazmin e tij për të qenë në Shqipëri.
Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në kryeqytetin shqiptar, duke tërhequr mijëra fansa që janë të emocionuar për të parë live interpretuesin e shumë hiteve globale.
Këngëtari i njohur për hitet si “Swalla”, “Wiggle” dhe “Talk Dirty”, duket se është i përgatitur për t’i dhuruar publikut shqiptar një performancë të paharrueshme./Katror.info