Edicioni i tretë i Javës së Filmit Etnografik nis sot dhe do të vazhdojë deri më 20 nëntor 2025. Ky aktivitet synon të promovojë përdorimin e filmit si mjet kërkimor, interpretues dhe reflektues në fushën e antropologjisë.
Gjatë tri ditëve të kësaj ngjarje do të shfaqen filma të përzgjedhur, të cilët trajtojnë tema të ndryshme kulturore, sociale dhe komunitare, duke sjellë perspektiva të reja mbi realitetet që studiohen në fushën e antropologjisë.
Pas çdo shfaqjeje, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfshihen në diskutime të hapura me panelin e përbërë nga studentë, kolegë dhe profesorë të Departamentit të Antropologjisë. Ngjarjet mbahet në Sallën 014, në Fakultetin Filozofik, Prishtinë. /RTK/Katror.info











