Këtë vit nga data 24 deri më 27 shtator organizohen aktivitete në kuadër të Javës së Trashëgimisë Kulturore Evropiane, që do të mbahen në hapësirat e Muzeut të Mitrovicës.
Tema për këtë edicion është “Rrugëtimet, Rrjetet dhe Ndërlidhjet”.
Gjatë këtyre katër ditëve, synohet që të eksplorohet dhe diskutohet mbi rolin e rrjeteve dhe ndërlidhjeve në zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe të promovohet qasja gjithëpërfshirëse në muze. /Katror.info