katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Shqipja e përzier me fjalë të huaja: Si ndikon globalizimi në gjuhën amtare?
    10 hours ago
    Fluks normal në pikat kufitare, raportohen kolona vetëm te Dheu i Bardhë dhe Kullë
    10 hours ago
    Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës
    12 hours ago
    Temperaturat sot deri 36 °C
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Imran Duraki kthehet me medalje të bronztë
    4 hours ago
    MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
    12 hours ago
    Lini, thesari buzë liqenit të Pogradecit që po zbulon historinë e Europës
    14 hours ago
    “SOS”, fitues i edicionit të 24-të të “DokuFestit”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkodra Elektronike “shndrit” Kalanë e Rozafës
    10 hours ago
    Fansat e nderojnë Ozzy Osbourne në Festivalin Bloodstock
    10 hours ago
    Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
    11 hours ago
    “SOS”, fitues i edicionit të 24-të të “DokuFestit”
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    1 day ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    6 days ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 weeks ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Këto janë ‘3 frutat verore’!
    3 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për sodën e bukës dhe përdorimin e saj…
    3 days ago
    Rregulli 3:1 për më shumë energji dhe përqendrim për dashamirësit e kafesë
    3 days ago
    Vjen birra në kapsulë që përgatitet në shtëpi!
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    2 days ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    1 week ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    2 weeks ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Jazz, ambasadë e re, investim në mjekësi: Çka shkoi mirë këtë javë në Kosovë? Edicioni i #11
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraNewsletter

Jazz, ambasadë e re, investim në mjekësi: Çka shkoi mirë këtë javë në Kosovë? Edicioni i #11

Last updated: 03/05/2025 10:56 AM
45 Shikime
Shpërndaje
Elina Duni dhe Ron Luft | Foto: Albin Kurti/Facebook
Majin e nisëm me një ndjenjë të freskët dhe me energji të re, siç na sjell gjithmonë ky muaj i bukur pranveror. Ky është një moment i shkëlqyer për të hedhur sytë rreth e për të vërejtur se, përtej shqetësimeve të përditshme, ndodhin edhe gjëra të mrekullueshme – shumë prej tyre shumë pranë nesh. Këtë javë, majin e nisëm me lajme që na kujtojnë se përmirësimi vjen nga veprime të vogla, por me ndikim të madh.

Si çdo javë, edhe këtë fillim muaji po ndajmë të mirat e përbashkëta – ngjarjet e kësaj jave që na japin shpresë.

Majin e nisim me një frymë të re – jo vetëm për shkak të gjelbërimit dhe ajrit të freskët që e sjell pranvera, por edhe për shkak të veprimeve konkrete që po ndodhin në Kosovë, e që meritojnë të ndahen.
Si çdo të shtune, edhe këtë javë kemi mbledhur pesë lajme pozitive që na kujtojnë se përmirësimi i shoqërisë fillon me angazhim të vërtetë dhe pasion për ndryshimin. Nga hapja e Ambasadës së Kosovës në Malajzi, tek iniciativa për kafshët endacake në Mitrovicë, mbështetja për shëndetin në Deçan, dhe magjia e jazz-it me Elina Duni-n dhe Rob Luft-in në Mitrovicë – këto janë disa momente që na ftojnë të ndalemi, t’i vlerësojmë dhe t’i festojmë së bashku.

Le t’i zbulojmë së bashku 5 më të mirat e kësaj jave:

Lajmi më i mirë që ka qëndru në kutinë tonë këtë javë:

Kosova hapi ambasadën në Kuala Lumpur!

Një tjetër kapitull i rëndësishëm për kosovën në skenën ndërkombëtare: këtë javë është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë.
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë veprim si “një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë”.
FOTO: VJOSA OSMANI/FACEBOOK
“Një prani edhe më të fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi,” shkroi Osmani, duke theksuar rëndësinë që ky zhvillim ka për forcimin e aleancave ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimin e interesave të qytetarëve të saj.
FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK
Ajo e përmendi ambasadën si një “shtëpi më shumë e Kosovës”, ku do të mbrohet me vendosmëri “shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”.

Malajzia, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, mbetet një aleate e rëndësishme – dhe kjo ambasadë do të forcojë edhe më shumë lidhjet miqësore mes dy vendeve.

Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.

Një mik i mirë i Kosovës : Japonia mbështet shëndetësinë në Deçan!

Grant prej mbi 40 mijë eurosh për pajisje moderne në QKMF
Ambasada e Japonisë në Kosovë e ka dëshmuar sërish se solidariteti nuk njeh kufij. Këtë herë, ajo ka dhënë një grant prej mbi 40 mijë eurosh për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, e cila do të pajiset me një aparat të ri të ultrazërit.
Ky investim do të ndihmojë jo vetëm stafin mjekësor, por edhe mbi 14 mijë qytetarë që mbështeten në këtë qendër për shërbime të përditshme shëndetësore.
FOTO ILUSTRUESE
Në një kohë kur kujdesi shëndetësor cilësor është më i rëndësishëm se kurrë, një kontribut i tillë është shumë më tepër se pajisje – është një mesazh: se jemi bashkë në përkujdesje dhe shpresë.

Shfleto historinë e plotë këtu!

Mitrovica ndërmerr hapa konkretë për trajtimin e qenve endacakë – 400 mijë euro të dedikuara për kujdes dhe siguri!

Një lajm i rëndësishëm për mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë publike vjen nga Mitrovica: Komuna ka ndarë një fond prej 400 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë, në një projekt që do të zgjasë tre vjet. Sipas komunës, përmes një procesi të tenderimit, do të përzgjidhet një operator ekonomik me strehimore të licencuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, i cili do të zbatojë të gjitha procedurat e parapara me udhëzimin administrativ të vitit 2023 për trajtimin e qenve.
Kryetari Bedri Hamza e cilësoi këtë çështje si urgjente dhe thelbësore për qytetin, por edhe për gjithë vendin. Ai theksoi se një zgjidhje e qëndrueshme do të kërkonte përkushtim të ngjashëm nga të gjitha komunat e Kosovës.
FOTO ILUSTRUESE
Ky angazhim i komunës vjen pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve dhe diskutimeve të ngritura edhe në Kuvendin Komunal, ku trajtimi i qenve endacakë u kërkua si prioritet i agjendës publike.

Një veprim që premton përmirësim të jetës për të gjithë – si për banorët, ashtu edhe për kafshët që deri më tani janë ndjerë të padukshme!

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

Jazz në Mitrovicë? Po, dhe ishte magjike!

Në një mbrëmje të mbushur me ndjenja, tinguj dhe poezi, Mitrovica u bë epiqendër e jazz-it botëror. Elina Duni, zëri që bart historinë, mallin dhe shpirtin e këngës shqiptare, dhe Rob Luft, një kitarist me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, hapën Festivalin “Mitrovica International Jazz Days” me një performancë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut.
Në sallën e mbushur në Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica”, dyshja solli këngë nga albumet “Lost Ships” dhe “A Time to Remember”, duke ndërthurur trashëgiminë ballkanike me thellësinë e jazz-it evropian. Prania e tyre shënoi jo vetëm hapjen e festivalit, por edhe fundin e muajit të vlerësimit të jazz-it (Jazz Appreciation Month), siç njihet globalisht nga UNESCO.
Elina Duni dhe Ron Luft | Foto: Albin Kurti/Facebook
“Dy zogj, një skenë, në Mitrovicë, me tingull shqip, që sa noton aq edhe fluturon!”, shkroi Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ishte i pranishëm në koncert, bashkë me ministra të tjerë.
Por muzika nuk ndalet këtu. Më 30 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it, Prishtina mirëpriti një tjetër legjendë të skenës botërore – Aziza Mustafa Zadeh nga Azerbajxhani. E njohur si Princesha e Jazz-it, Aziza solli në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës një koncert që bashkon Lindjen dhe Perëndimin në një gjuhë të vetme muzikore.
Kjo javë në Kosovë na kujtoi fuqinë e muzikës për të ndërtuar ura, për të na prekur thellë dhe për të na bashkuar përtej dallimeve. Në Mitrovicë e Prishtinë, jazz-i gjeti shtëpinë e vet – me zëra që nuk harrohen lehtë.

Hap rrëfimin e plotë këtu!

Këtë javë, Katrori i ka gjetë 3 vende që janë krejt çka t’duhet për me mësu e me punu – veç merre laptopin!

Nëse je student, freelancer, punëtor remote apo thjesht dikush që po kërkon një ambient ndryshe nga shtëpia e biblioteka për të qenë produktiv – lajmi i mirë është që Prishtina po e rrit gjithnjë e më shumë ofertën e hapësirave që frymëzojnë punë kreative. Këtë javë i kemi gjetë tri kafene që jo vetëm të japin kafe të mirë, por edhe një ndjesi rehatie, motivimi dhe përqendrimi.
Lavjerrs’S – Qetësi në zemër të qytetit
Kjo kafene është një oaz për ata që duan të ulen e të punojnë pa zhurmë, me një stil minimalist dhe ndriçim natyral që të relakson. Mobilimi është i menduar për t’u ndier si në një studio kreative, e Wi-Fi është i qëndrueshëm – faktor kyç për çdo ditë produktive. Aty gjen gjithmonë dikë që po kodon, shkruan një ese apo zhvillon një ide të re.
FOTO: SHKURTE KAFEXHOLLI /KATROR MEDIA
NewBorn Brew – Për ata që duan kafe, energji dhe frymëzim, edhe pak nga kultura amerikane!
Ngjitur me simbolin e famshëm të Prishtinës, kjo kafene është kthyer në një ndër zgjedhjet më të shpeshta të studentëve dhe të rinjve që punojnë online. Ambienti është i ndarë në zona – ku mund të zgjedhësh të punosh i qetë në këndin e leximit, apo të zhvillosh një takim me kolegë në hapësirat më të hapura. Muzika është e lehtë, ndërsa kafeja – ndër më të mirat në qytet. Shtoji kësaj edhe disa ëmbëlsira që i japin energji orëve të gjata të punës.
FOTO: NEWBOORNBREW /SHKURTE KAFEXHOLLI/KATROR MEDIA
EspressO Lab – Kur puna takohet me stilin urban!
Me dritare të mëdha, tavolina të bollshme dhe shumë ndriçim natyral, kjo kafene është ideale për ata që punojnë gjatë gjithë ditës. Hapësira është e freskët, me dizajn bashkëkohor dhe staf mikpritës që të bën me u ndje si në shtëpi. Këtu do të gjesh gjithmonë të tjerë si ty – me laptop në dorë dhe një espresso afër – duke e kthyer punën në një ritual të këndshëm.
FOTO: ESPRESSOLAB /FACEBOOK
Pse këto vende funksionojnë kaq mirë për punë dhe mësim?
Sipas hulumtimeve, ambienti ndikon drejtpërdrejt në motivim, fokus dhe performancë. Kafene si këto kanë kuptuar rëndësinë e ndriçimit të ngrohtë, tavolinave të rehatshme, muzikës që nuk shpërqendron dhe pranisë së njerëzve të tjerë që të frymëzojnë për të qëndruar aktiv.

Për shumë të rinj, kafenetë janë bërë si zyret e reja. Janë hapësira ku mund të lexosh për provim, të redaktosh një artikull, të zhvillosh një projekt personal apo thjesht të gjesh pak paqe larg kaosit të përditshëm.

Këshillë e javës nga redaksia: Merr laptopin, karikuesin dhe ndonjë libër që s’po e lexon dot në shtëpi. Zgjidh njërën nga këto tri kafene dhe provo të punosh aty për disa orë. Mund të zbulosh që produktiviteti nuk është çështje kohe – por ambienti!

Për të mos mbetur me gjysmë, vazhdo leximin këtu!

Këto pesë lajme na kujtojnë se çdo ditë sjell mundësi për të bërë një hap përpara. Shpresojmë që këto histori t’ju frymëzojnë të veproni, të përkrahni ndryshimin dhe të festoni progresin që bëhet çdo ditë në Kosovë. Mos harroni, çdo veprim i vogël ka rëndësi. Ju faleminderit që jeni pjesë e “5 Good News” dhe na ndihmoni ta shpërndajmë mesazhin e shpresës dhe mundësive të reja!

Niseni majin me këtë dozë pozitiviteti – dhe ndajeni me dikë që ka nevojë për një fillim të mirë. /Katror.info

Contents
Majin e nisëm me një ndjenjë të freskët dhe me energji të re, siç na sjell gjithmonë ky muaj i bukur pranveror. Ky është një moment i shkëlqyer për të hedhur sytë rreth e për të vërejtur se, përtej shqetësimeve të përditshme, ndodhin edhe gjëra të mrekullueshme – shumë prej tyre shumë pranë nesh. Këtë javë, majin e nisëm me lajme që na kujtojnë se përmirësimi vjen nga veprime të vogla, por me ndikim të madh.Si çdo javë, edhe këtë fillim muaji po ndajmë të mirat e përbashkëta – ngjarjet e kësaj jave që na japin shpresë.Majin e nisim me një frymë të re – jo vetëm për shkak të gjelbërimit dhe ajrit të freskët që e sjell pranvera, por edhe për shkak të veprimeve konkrete që po ndodhin në Kosovë, e që meritojnë të ndahen.Si çdo të shtune, edhe këtë javë kemi mbledhur pesë lajme pozitive që na kujtojnë se përmirësimi i shoqërisë fillon me angazhim të vërtetë dhe pasion për ndryshimin. Nga hapja e Ambasadës së Kosovës në Malajzi, tek iniciativa për kafshët endacake në Mitrovicë, mbështetja për shëndetin në Deçan, dhe magjia e jazz-it me Elina Duni-n dhe Rob Luft-in në Mitrovicë – këto janë disa momente që na ftojnë të ndalemi, t’i vlerësojmë dhe t’i festojmë së bashku.Le t’i zbulojmë së bashku 5 më të mirat e kësaj jave:Lajmi më i mirë që ka qëndru në kutinë tonë këtë javë:Kosova hapi ambasadën në Kuala Lumpur!Një tjetër kapitull i rëndësishëm për kosovën në skenën ndërkombëtare: këtë javë është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë.Presidentja Vjosa Osmani njoftoi lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë veprim si “një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë”.“Një prani edhe më të fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi,” shkroi Osmani, duke theksuar rëndësinë që ky zhvillim ka për forcimin e aleancave ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimin e interesave të qytetarëve të saj.Ajo e përmendi ambasadën si një “shtëpi më shumë e Kosovës”, ku do të mbrohet me vendosmëri “shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”.Malajzia, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, mbetet një aleate e rëndësishme – dhe kjo ambasadë do të forcojë edhe më shumë lidhjet miqësore mes dy vendeve.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.Një mik i mirë i Kosovës : Japonia mbështet shëndetësinë në Deçan!Grant prej mbi 40 mijë eurosh për pajisje moderne në QKMFAmbasada e Japonisë në Kosovë e ka dëshmuar sërish se solidariteti nuk njeh kufij. Këtë herë, ajo ka dhënë një grant prej mbi 40 mijë eurosh për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, e cila do të pajiset me një aparat të ri të ultrazërit.Ky investim do të ndihmojë jo vetëm stafin mjekësor, por edhe mbi 14 mijë qytetarë që mbështeten në këtë qendër për shërbime të përditshme shëndetësore.Në një kohë kur kujdesi shëndetësor cilësor është më i rëndësishëm se kurrë, një kontribut i tillë është shumë më tepër se pajisje – është një mesazh: se jemi bashkë në përkujdesje dhe shpresë.Shfleto historinë e plotë këtu!Mitrovica ndërmerr hapa konkretë për trajtimin e qenve endacakë – 400 mijë euro të dedikuara për kujdes dhe siguri!Një lajm i rëndësishëm për mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë publike vjen nga Mitrovica: Komuna ka ndarë një fond prej 400 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë, në një projekt që do të zgjasë tre vjet. Sipas komunës, përmes një procesi të tenderimit, do të përzgjidhet një operator ekonomik me strehimore të licencuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, i cili do të zbatojë të gjitha procedurat e parapara me udhëzimin administrativ të vitit 2023 për trajtimin e qenve.Kryetari Bedri Hamza e cilësoi këtë çështje si urgjente dhe thelbësore për qytetin, por edhe për gjithë vendin. Ai theksoi se një zgjidhje e qëndrueshme do të kërkonte përkushtim të ngjashëm nga të gjitha komunat e Kosovës.Ky angazhim i komunës vjen pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve dhe diskutimeve të ngritura edhe në Kuvendin Komunal, ku trajtimi i qenve endacakë u kërkua si prioritet i agjendës publike.Një veprim që premton përmirësim të jetës për të gjithë – si për banorët, ashtu edhe për kafshët që deri më tani janë ndjerë të padukshme!Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Jazz në Mitrovicë? Po, dhe ishte magjike!Në një mbrëmje të mbushur me ndjenja, tinguj dhe poezi, Mitrovica u bë epiqendër e jazz-it botëror. Elina Duni, zëri që bart historinë, mallin dhe shpirtin e këngës shqiptare, dhe Rob Luft, një kitarist me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, hapën Festivalin “Mitrovica International Jazz Days” me një performancë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut.Në sallën e mbushur në Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica”, dyshja solli këngë nga albumet “Lost Ships” dhe “A Time to Remember”, duke ndërthurur trashëgiminë ballkanike me thellësinë e jazz-it evropian. Prania e tyre shënoi jo vetëm hapjen e festivalit, por edhe fundin e muajit të vlerësimit të jazz-it (Jazz Appreciation Month), siç njihet globalisht nga UNESCO.“Dy zogj, një skenë, në Mitrovicë, me tingull shqip, që sa noton aq edhe fluturon!”, shkroi Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ishte i pranishëm në koncert, bashkë me ministra të tjerë.Por muzika nuk ndalet këtu. Më 30 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it, Prishtina mirëpriti një tjetër legjendë të skenës botërore – Aziza Mustafa Zadeh nga Azerbajxhani. E njohur si Princesha e Jazz-it, Aziza solli në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës një koncert që bashkon Lindjen dhe Perëndimin në një gjuhë të vetme muzikore.Kjo javë në Kosovë na kujtoi fuqinë e muzikës për të ndërtuar ura, për të na prekur thellë dhe për të na bashkuar përtej dallimeve. Në Mitrovicë e Prishtinë, jazz-i gjeti shtëpinë e vet – me zëra që nuk harrohen lehtë.Hap rrëfimin e plotë këtu!Këtë javë, Katrori i ka gjetë 3 vende që janë krejt çka t’duhet për me mësu e me punu – veç merre laptopin!Nëse je student, freelancer, punëtor remote apo thjesht dikush që po kërkon një ambient ndryshe nga shtëpia e biblioteka për të qenë produktiv – lajmi i mirë është që Prishtina po e rrit gjithnjë e më shumë ofertën e hapësirave që frymëzojnë punë kreative. Këtë javë i kemi gjetë tri kafene që jo vetëm të japin kafe të mirë, por edhe një ndjesi rehatie, motivimi dhe përqendrimi.Lavjerrs’S – Qetësi në zemër të qytetitKjo kafene është një oaz për ata që duan të ulen e të punojnë pa zhurmë, me një stil minimalist dhe ndriçim natyral që të relakson. Mobilimi është i menduar për t’u ndier si në një studio kreative, e Wi-Fi është i qëndrueshëm – faktor kyç për çdo ditë produktive. Aty gjen gjithmonë dikë që po kodon, shkruan një ese apo zhvillon një ide të re.NewBorn Brew – Për ata që duan kafe, energji dhe frymëzim, edhe pak nga kultura amerikane!Ngjitur me simbolin e famshëm të Prishtinës, kjo kafene është kthyer në një ndër zgjedhjet më të shpeshta të studentëve dhe të rinjve që punojnë online. Ambienti është i ndarë në zona – ku mund të zgjedhësh të punosh i qetë në këndin e leximit, apo të zhvillosh një takim me kolegë në hapësirat më të hapura. Muzika është e lehtë, ndërsa kafeja – ndër më të mirat në qytet. Shtoji kësaj edhe disa ëmbëlsira që i japin energji orëve të gjata të punës.EspressO Lab – Kur puna takohet me stilin urban!Me dritare të mëdha, tavolina të bollshme dhe shumë ndriçim natyral, kjo kafene është ideale për ata që punojnë gjatë gjithë ditës. Hapësira është e freskët, me dizajn bashkëkohor dhe staf mikpritës që të bën me u ndje si në shtëpi. Këtu do të gjesh gjithmonë të tjerë si ty – me laptop në dorë dhe një espresso afër – duke e kthyer punën në një ritual të këndshëm.Pse këto vende funksionojnë kaq mirë për punë dhe mësim?Sipas hulumtimeve, ambienti ndikon drejtpërdrejt në motivim, fokus dhe performancë. Kafene si këto kanë kuptuar rëndësinë e ndriçimit të ngrohtë, tavolinave të rehatshme, muzikës që nuk shpërqendron dhe pranisë së njerëzve të tjerë që të frymëzojnë për të qëndruar aktiv.Për shumë të rinj, kafenetë janë bërë si zyret e reja. Janë hapësira ku mund të lexosh për provim, të redaktosh një artikull, të zhvillosh një projekt personal apo thjesht të gjesh pak paqe larg kaosit të përditshëm.Këshillë e javës nga redaksia: Merr laptopin, karikuesin dhe ndonjë libër që s’po e lexon dot në shtëpi. Zgjidh njërën nga këto tri kafene dhe provo të punosh aty për disa orë. Mund të zbulosh që produktiviteti nuk është çështje kohe – por ambienti!Për të mos mbetur me gjysmë, vazhdo leximin këtu!Këto pesë lajme na kujtojnë se çdo ditë sjell mundësi për të bërë një hap përpara. Shpresojmë që këto histori t’ju frymëzojnë të veproni, të përkrahni ndryshimin dhe të festoni progresin që bëhet çdo ditë në Kosovë. Mos harroni, çdo veprim i vogël ka rëndësi. Ju faleminderit që jeni pjesë e “5 Good News” dhe na ndihmoni ta shpërndajmë mesazhin e shpresës dhe mundësive të reja!Niseni majin me këtë dozë pozitiviteti – dhe ndajeni me dikë që ka nevojë për një fillim të mirë. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:angazhimiAziza Mustafa ZadehEdicioni #11Elina DuniJaponiakafshëKomuna e MitrovicëskomunitetiKosovakulturalajme të miraMalajziaMitrovica Jazz daysmuzikaNewsletterngjarjepasionipeoplepunashëndetësiaTophomevizioniVjosa Osmanivullneti

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kuvendi nuk konstitutohet as në përpjekjen e dhjetë
Artikulli i ardhshëm Ai është aeroporti më verior në botë – dhe pista e tij po shkrihet

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Imran Duraki kthehet me medalje të bronztë

9 Shikime
Lajme të mira

MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

12 Shikime
Lajme të mira

Lini, thesari buzë liqenit të Pogradecit që po zbulon historinë e Europës

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?