Ylli i famshëm, Jennifer Lopez ka ndarë një nga sekretet e saj që e bën atë të duket kaq e re, e freskët dhe e jashtëzakonshme në moshën 53-vjeçare. Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore ndau në Instagram se një nga gjërat më të rëndësishme që bën është të qëndrojë e hidratuar.
Ajo tha se rrallë pi alkool dhe konsumon të paktën tetë gota ujë në ditë. Kjo qasje bazohet në pijen BodyArmour, për të cilën është bërë imazh. Hidratimi është “çelësi” për pamjen e saj rinore, pasi mund të duket se ka pamjen dhe energjinë e një 25 vjeçareje ndonëse është më shumë se dyfishi.