Konfirmohet gjithçka, Felix i bashkohet Chelseas
Fabrizio Romano që njihet ekspert i transfereve tashmë është arritur edhe marrëveshja e plotë verbale.
Felix do të huazohet te Chelesa për pjesën e mbetur të sezonit, teksa “Bluve” ky huazim do t’u kushtojë 11 milionë euro, me pagë 100% të mbuluar nga klubi londinez.
Në marrëveshje nuk do të përfshihet asnjë opsion blerjeje dhe sulmuesi portugez do të rikthehet në Madrid pas përfundimit të sezonit.
Para se të largohet tani nga “Wanda Metropolitano”, 23-vjeçaro do të rinovojë kontratën me Atleticon deri në vitin 2027.
Joao Felix do të fluturojë për në Londër në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar pastaj kontratën me Chelsean./Katror.info