Këngëtari 44 vjeçar, John Legend, u emocionua gjatë performancës skenike të 27 vjeçarit Lennon VanderDoes, nga Wilmington, Delaware.
John Legend qau në mënyrë të pakontrolluar pasi u prek nga performanca e këngëtarit VanderDoes, në episodin e së martës në The Voice në NBC.
‘Që kur u bëra baba, padyshim që qaj shumë më tepër se më parë”, tha John.
“Lennon, të mendoja si të dobët”, i tha John konkurrentit, derisa zëri i tij dridhej nga e qara, përcjell Katror.info.
“Thjesht ndjeva që të pëlqente të ishe plotësisht vetvetja dhe kjo ishte shumë emocionuese për mua”, shton ai.
Ai fshiu lotët pasi i dha Lennon-it një moment duartrokitjeje për ‘coverin’ e tij të kënduar “I Won’t Give Up” nga Jason Mraz.
“Unë thjesht nuk mund ta besoj atë që sapo ndodhi,” tha pjestarja tjetër e jurisë, Niall. “Është sinqerisht momenti im i preferuar në The Voice. Këta të dy duke qarë i thanë të gjitha”, shtoi ajo.
Reba McEntire, pasi kishte qarë edhe vetë në fillim të këtij sezoni, i dha John-it një shami për të fshirë lotët. /Katror.info