Drejtoresha e kulturës në Komunën e Prishtinës, Arta Balaj ka njoftuar sot se Prishtina po bëhet me Strategji të Kulturës.
Balaj ka shkruar në Facebook, se një ekip profesional ndërkombëtarë dhe vendor, personalitete dhe kontribues të kulturës dhe turizmit, do të punojnë për të sjellë një strategji gjithëpërfshirëse të artit dhe kulturës, ndryshimeve pozitive dhe inovative në Prishtinë.
Sipas saj, eksperti kryesor i hartimit të Strategjisë për Kulturë është Philip Kern, i cili ka njohuri të thella në fushën e kulturës dhe zhvillimit strategjik.
” Eeksperti kryesor i hartimit të Strategjisë për Kulturë është Philip Kern, i cili ka njohuri të thella në fushën e kulturës dhe zhvillimit strategjik. Ai është një ekspert ndërkombëtar i tregut të muzikës dhe industrive të tjera kreative, është Drejtor Ekzekutiv dhe themelues i organizatës KEA European Affairs, e cila ofron kërkime, këshillim dhe konsulencë në fushën e politikave kulturore dhe kreative në nivel evropian. Ka hartuar dokumente strategjike për kulturë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës”. ka shkruar ajo. /Katror.info
Përgatiti:
