Aktori Johnny Depp u kthye sërish në qendër të vëmendjes të hënën në mbrëmje për një koncert në nder të mikut të tij të ndjerë, Jeff Beck.
59-vjeçari doli në skenën e “Royal Albert Hall” të Londrës së bashku me Rod Stewart, Eric Clapton dhe Ronnie Wood për të nderuar kitaristin, i cili vdiq në janar të këtij viti në moshën 78-vjeçare.
Aktori i Pirates of the Caribbean kishte veshur një kapele blu dhe luante kitarë në skenë, sipas një videoje të postuar në Instagram nga Stewart.
“Mbrëmje fantastike për shokun tonë Jeff, shumë performues të bukur, miq dhe familjarë të pranishëm”, ka thënë Stewart, shkruan People.