katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Jona Mustafa: Berisha
    1 hour ago
    Mot sot me diell dhe pjesërisht i vranët
    2 hours ago
    Zgjedhjet e jashtëzakonshme – Presidentja pret sot partitë politike
    1 hour ago
    U inaugurua Qendra për Ndërtimin e Kapaciteteve në Pylltari në Parkun Kombëtar të Blinajës
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filharmonia dhe Opera me koncert premierë sonte në Prishtinë
    22 hours ago
    ME nis fazën e parë pilot për pajisjen me Identitet Elektronik (eID)
    2 days ago
    AGK fuqizon gazetarët e rinj në raportimin mjedisor përmes nismës “EcoVoices”
    2 days ago
    Projekti “Kulturë pa Barriera” fuqizon të rinjtë përmes artit dhe përfshirjes
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Project Prometheus”- Jeff Bezos po lanson një startup të ri të Inteligjencës Artificiale
    21 hours ago
    Shefi i Google thotë se asnjë kompani nuk është imune nëse shpërthen fluska e AI-së
    2 days ago
    “A Very Jonas Christmas Movie” bën bashkë vëllezërit Jonas
    2 days ago
    George Clooney: Mësimet më të mëdha i mora nga dështimet
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Benefitet e lëngut të shegës
    21 hours ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    2 days ago
    25 sanduiçet më të mira në botë
    3 days ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    20 hours ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    2 days ago
    Roma shpallet destinacioni kryesor gastronomik në botë
    2 days ago
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Jona Mustafa: Berisha
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Jona Mustafa: Berisha

Last updated: 20/11/2025 7:38 AM
41 Shikime
Shpërndaje
Foto: hani2roberteve.com

Shkruan: Jona Mustafa, Producente, Prishtine Podcast

Në listën e artistëve që bëjnë zhurmë për të ekzistuar, nuk bën pjesë Daut Berisha. Përkundrazi, ai ishte një artist që i besonte heshtjes dhe modestisë për të krijuar rezonancë. Edhe pse punoi për dekada në një nga metropolet më të mëdha të artit, Parisin, ai ndërtoi në mënyrë diskrete një univers vizual ku njeriu shihet si i shtrembëruar. A ishte kjo për hir të estetikës, apo, siç shkroi Shkëlzen Maliqi, ishte rezultat i një tensioni ose dëshpërimi të brendshëm ekzistencial?

Në disa vizatime dhe skica të tij të hershme, Daut Berisha na lejon të shohim disa momente intime të krijimit, siç janë përpjekjet, kërkimet dhe shprehja e papërpunuar e figurës njerëzore. Në shumë vepra, figura e njeriut paraqitet si një terren kërkimi, e jo thjesht si subjekt.

Mundesh me e lexu edhe...

Zgjedhjet e jashtëzakonshme – Presidentja pret sot partitë politike

Gjithashtu, në shumicën e veprave të tij, trupi nuk paraqitet në mënyrë erotike ose heroike; përkundrazi, ai trajtohet me një dozë të vogël, por të sinqertë, brutaliteti. Dhe ndonjëherë, këta trupa duken sikur janë kapur në aktin e shpërbërjes, për shkak se dora e artistit heziton mes linjës klasike dhe deformimit ekspresiv.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në disa prej këtyre vizatimeve, si ai ku paraqiten dy figura njerëzore, njëra pa ngjyrosje dhe tjetra e realizuar me vija blu – që mbajnë në duar forma gjeometrike, shihet një tendencë e lehtë dhe e ngjashme me konstruktivizmin. Shihen figura të ndërtuara me forma gjeometrike, por me një përbërje që ruan gjallërinë organike. Kombinimi i skeletit mekanik dhe gjallërisë organike duket si një prej kodeve të Berishës, pasi ai nuk synon të imitojë realitetin, por ta përthithë atë nëpërmjet transformimit.

Megjithatë, ka disa vepra të tij që përfshijnë elemente më të stiluara dhe “pariziane”, siç është ajo ku shfaqen dy figura femërore me kapele dhe një stil më elegant, të vendosura përballë një sfondi me ngjyra të lehta dhe të qeta. Ndoshta kjo vepër sjell ndër mend hijeshinë e qytetit ku jetonte artisti. Pavarësisht këtyre elementeve, figura nuk e humbet tensionin karakteristik të veprave të tij. Fytyrat e këtyre dy grave janë të ngurta dhe të huaja, duke përçuar një lloj ftohtësie ose boshllëku emocional.

Në përgjithësi, veprat e tij nuk janë për konsum të shpejtë dhe nuk janë “të bukura” në kuptimin tradicional. Ato janë të vërteta. Dhe, për shkak se janë të zhveshura nga efektet e jashtme apo estetike, ato flasin dhe paraqesin një thellësi të veçantë.

Rikthimi i veprave të Daut Berishës në vendlindje është një ngjarje e madhe artistike, e cila na kujton se arti nuk është vetëm çfarë shohim në galeri, por edhe çfarë na mungon në to.

Ky artikull është publikuar në www.katror.info si mbështetje për platformen e kritikes artistike Hani i dy Robertëve

TAGGED:BerishaHani i 2 RoberteveJona Mustafa

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rekord historik, Kosova ngjitet në vendin e 80-të në renditjen e FIFA-s

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Mot sot me diell dhe pjesërisht i vranët

31 Shikime
Lajme

S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

64 Shikime
Lajme

U inaugurua Qendra për Ndërtimin e Kapaciteteve në Pylltari në Parkun Kombëtar të Blinajës

47 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?