Jurgen Hakani i riu 25 vjeçar nga Shqipëria që jeton në Itali është bërë trend i kohëve të fundit me videot e tij në Instagram dhe Tiktok, ku shfaqet duke përgatitur flair bartending cocktail.
Pasioni i tij për këtë profesion e ka çuar atë në vende të ndryshme të botës si pjesmarrës në konkurse ku ka përfaqësuar Shqipërinë. Më poshtë do të gjeni një intërvistë të shkurtër nga Jurgen Hakani dhe një video të realizuar për “Urban News Albania” ku ai përgatit cocktail-in Espresso Martini.
Kam filluar të punoj në moshën 18 vjec, në një bar te vogël në Itali. Gjatë kësaj periudhe zbulova interesimin tim për cocktail dhe sidomos për teknikën Flair. Vendosa kështu të ndjek kurse te ndryshme trajnimi të cilat, së bashku me dëshirën e madhe, qëndrushmërinë, përkushtimin dhe stërvitjet e vazhdueshme, bënë të mundur që unë të arrijë sado pak atë që ëndërroja që në fillim të kësaj rruge. Por kjo nuk është fundi i nje ëndërre, por veç një fillim i mirë do të thoja.
Konkursi i parë në të cilin kam marrë pjesë duke përfaqësuar Shqipërin ka qën në vitin 2016. Pas shumë konkursëve nazionale vendosa në vitin 2019 të përfaqësoja Shqipërin si i vetmi bartender Shqipëtar ne Lodër. Flamuri Shqipëtar ka qënë me mua në të gjithë konkurset që unë kam marrë pjesë.
Përmes videove të mia në Instagram përpiqem të përcjell pasionin tim dhe t’u jap atyre që më ndjekin këshilla për teknikat e ndryshme të nevojshme për të përgatitur një cocktail të mirë edhe në shtëpi.
Ky profesion ka nevojë për profesionalizëm. Përveç studimit, duhet pasion, përkushtim dhe shumë dashuri./Katror.info