Jurgen Uldedaj triumfoi në ringun e Londrës dhe ‘rrëmbeu’ edhe një titull të rëndësishëm botëror.
Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote në versionin IBO Mediterranean, ndërsa gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në Londër në një transmetim maratonë në Radio Televizionin Shqiptar.
Përballë Uldedajt ishte Xhon Frenk Mendi në një ndeshje me dhjetë raunde, të cilën në fund boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar me pikë.
Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje./Katror.info