Për të gjithë dashamirët, ne jemi këtu për t’ju bërë të ditur rëndësinë e pirjes së ujit me filxhanin tuaj të përditshëm të kafesë – Jo vetëm për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme, por për t’ju ndihmuar të çoni lojën tuaj të pirjes së kafesë në një nivel tjetër.
Ja arsyet pse duhet të pini ujë me kafen tuaj:
- Qëndroni të hidratuar dhe të shëndetshëm: Kafeja është një diuretik, që do të thotë se është diçka që dehidraton trupin tuaj. Kjo e bën me të vërtetë të rëndësishme rimbushjen e trupit tuaj dhe rihidratimin sa herë që kënaqeni me një pije të shijshme. Është veçanërisht e rëndësishme të pini një gotë ujë para kafesë së mëngjesit, pasi kur zgjoheni, trupi juaj është shumë i dehidratuar.
- Lehtëson shqetësimin e stomakut : Nëse pini kafe në mëngjes, ajo mund të irritojë stomakun tuaj. Për ta ndihmuar këtë, pini pak ujë para kafesë së mëngjesit nëse nuk jeni duke ngrënë mëngjes – barku juaj do t’ju falënderojë!
- Shije më e mirë: Nëse pini pak ujë përpara se të pini kafe, do të ndihmojë gjithashtu në pastrimin e qiellzës suaj. Pastrimi i qiellzës është në thelb rivendosja e shqisave të shijes në mënyrë që të mund të përjetoni shijet e vërteta të asaj që po hani ose pini.
- Pirja e ujit të gazuar është veçanërisht e rëndësishme: Nëse doni gojë të pastër dhe të freskët, provoje këtë kombinim herën tjetër që të jeni në kafene! Ti ke me mujt me dallu menjëherë ndryshimin!
Një gotë ujë para apo pas?
Sipas indikacioneve të etiketës së kafesë, duhet të pini ujë përpara se të pini kafe.
A e dini pse?
Uji përdoret për të pastruar qiellzën dhe për të shijuar plotësisht vetitë aromatike të kafesë.
Për më tepër, kur uji pihet pas kafesë, uji kryen detyrën e kundërt: pastron gojën nga shija e keqe që lë një kafe e dobët ose me disa gabime në përgatitje.
Sipas shijuesve më me përvojë, ata që pinë ujë pas kafesë nuk e vlerësojnë këtë pije. Dashamirët e kafesë preferojnë që aroma e kafesë të mbetet në sythat e shijes për një kohë të gjatë.
Pas leximit të këtij artikulli, vazhdo dhe përmirëso përvojën tënde të kafesë dhe pi gjithnjë ujë me pijen tënde të përditshme!/Katror.info