Në kalatë e Borshit e të Kaninës dhe në Muzeun Arkeologjik të Korçës, do të kryhen punime restauruese.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri ka miratuar projektet ndërhyrëse për të treja këto monumente kulture të kategorisë së parë.
Në kalanë e Borshit, projekti parashikon konservimin, dhe ndërhyrjet konsoliduese në monument, si dhe restaurimin e kupolos së xhamisë që ndodhet brenda në kala e që e bën edhe më të veçantë këtë monument në rivierën e jugut. Po aq e rëndësishme do të jetë edhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme për interpretim të sitit, i cili do t’i vijë në ndihmë vizitorëve.
Në këto pika është parashikuar të shtrihet edhe projekti në Kalanë e Kaninës, e cila ndodhet 6 km nga qyteti i Vlorës e ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit. Edhe aty do të bëhet procesi i konservimit, ndërhyrje konsolideuse.Sa i përket Muzeut Arkeologjik të Korçës, ndërhyrjet do të fousohen vetëm në restaurimin dhe përforcimin e godinës. /Katror.info