Regjisori i famshëm, James Cameron, e ka zbuluar titullin e filmit të tij të ri Avatar – “Fire and Ash” [Zjarr dhe hi].
Ai e ka bërë një paraqitje të papritur në një ceremoni të organizuar prej gjigantit Disney në Kaliforni, dhe ka qenë me yjet e filmit, Zoe Saldana dhe Sam Worthington, për t’i bërë publike detajet e filmit, që do ta ketë premierën më 2025.
Filmi i zhanrit fantashkencë vjen pas Avatarit të vitit 2009 dhe filmit pasues “Avatar: The Way Of Water”, të publikuar më 2022.
“Filmi i ri nuk është ai që prisni, por definitivisht është ai që ju duhet”, ka thënë Cameron para një audience me mbi 12.000 njerëz.
Regjisori 69-vjeçar, ka thënë se filmi i ri është krijuar me një koncept të ri që ngacmon imagjinatën, dhe që do të ketë karaktere në qiell dhe të rrethuar prej zjarrit.
Filmi i ri pritet të ketë premierën më 19 dhjetor 2025./Katror.info