Prezantimi i iPhone 16 mund të jetë ende shumë larg, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të diskutojnë rreth pajisjes.
Kohëve të fundit ka pasur një mori thashethemesh që lidhen me modelin e ardhshëm nga Apple.
Sipas Majin Bu, kamera e iPhone 16 “nuk do t’i ngjajë shumë një fidget spinner, sa do t’i ngjajë një ‘brisku për rrojë’”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, kjo kamerë në formë trekëndëshi duket të jetë jashtëzakonisht e ngjashme me logon e Google Play Store.
Sipas burimeve të informatorit, forma trekëndëshe e kamerës do të lejojë shtimin e më shumë kamerave tjera në të ardhmen.
Por, këto mbeten vetëm thashetheme, dhe ende nuk janë konfirmuar nga vetë gjiganti teknologjik. /Katror.info
Përgatiti:
