Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Nga MKRS-ja u bë e ditur se stadiumi do t’i takojë kategorisë së katërt, sipas standardeve të UEFA-s dhe se të gjitha borxhet e grumbulluara gjatë viteve janë paguar.
“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, shkruan MKRS në njoftimin e tyre në Facebook./Katror.info