katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Çdo Koenigsegg i ri tashmë është shitur
    4 hours ago
    Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%
    8 hours ago
    Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë
    8 hours ago
    Danimarka zgjeron rekrutimin ushtarak për gratë për herë të parë
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
    5 hours ago
    FFK ndau licencat A për trajnerë
    10 hours ago
    “Gënjeshtra” e Florian Zeller, premierë sonte në Teatrin e Gjilanit
    13 hours ago
    Kosovarja Vesa Ibrahimi, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School”
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
    5 hours ago
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
    2 days ago
    Këngëtari i hitit “Gocë pejane” rikthehet me bashkëpunim
    2 days ago
    Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    7 hours ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    2 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    4 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    6 days ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kayak Fest 2024 përçon mesazhin për gjithëpërfshirje
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Kayak Fest 2024 përçon mesazhin për gjithëpërfshirje

Last updated: 22/08/2024 8:07 AM
96 Shikime
Shpërndaje
KayakFest 2024 /Foto: Katror Media

Liqeni i Batllavës ishte mikpritësi i edicionit të parë të KayakFest 2024, një ngjarje që premton të bëhet një traditë vjetore në kalendarin e aktiviteteve verore në Kosovë.

Ky festival jo vetëm që mblodhi entuziastët e sporteve ujore nga mbarë vendi, por gjithashtu shërbeu për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të mbledhur fonde për një kauzë të rëndësishme siç është mbështetja e personave me Sindromin Down.

KayakFest 2024 /Katror Media

Siç shpjegon organizatori i festivalit, Shkrep Balidemaj, çdo kontribut për pjesëmarrje në festival duke filluar nga 1 euro e më shumë, ka shkuar për kauzën në fjalë.

Shkrep Balidemaj – organizator i KayakFest 2024

Mundesh me e lexu edhe…

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai

”Ne njerëz jemi, normal që në ato ndjenjat e emocionet për me ndihmu, e kemi ndoshta edhe prej natyrës. Si ide nuk e kemi përcaktu në fillim se kujt me i ndihmu, d.m.th., idea ka qenë, në qoftë se fillon festivali, patjetër që duhet me qenë dikush pjesëmarrës me kontribu diçka për të, qoftë një familje, qoftë një person ose qoftë një institucion që me të vërtetë ka nevojë për ndihmën tonë, sado që e vogël është, e kemi vendosë me bashkëpunimin e shumë tjerëve, kemi vendosë brenda këtij komuniteti me e ba një bashkëpunim me personat me Sindomin Down”, shprehet Balidemaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përfshirja e personave me Sindromin Down në shoqëri është thelbësore për të promovuar barazinë, ndërgjegjësimin dhe pranimin e diversitetit njerëzor. Në festivalin e Kajakut të këtij viti, pjesëmarrësit me sindromin Down u panë të angazhuar plotësisht në lojëra dhe aktivitete, duke përjetuar një gëzim të veçantë dhe të pastër që u transmetua te të gjithë të pranishmit.

Lidhur me këtë Balidemaj tha se argëtimi dhe socializimi i personave me sindrom Down është puna më e mirë dhe më e këndshme që ka bërë deri tani.

”Për mua ka qenë puna ose si me thënë ndjenja më e mirë edhe kur po i shoh prezent këtu edhe kur po i shoh duke i shoqëru me të tjerët edhe janë një komunitet që të kënaqin, d.m.th.,  janë shumë të hareshëm, janë shumë njerëz që ia vlenë me kalu ditën me ta”, theksoi ai.

Buzëqeshjet e personave me sindromin Down ishin një përkujtim i fuqisë së përfshirjes dhe rëndësisë së krijimit të mundësive për të gjithë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndër të tjera pjesëmarrja e personave me sindromin Down në aktivitete të tilla mundëson shprehjen dhe zhvillimin e shkathtësive dhe talenteve të kësaj kategorie shoqërore.

Lidhur me këtë përfaqësuesja e Down Sindrome Kosova, Marigona Sadiku na tha se kjo është edhe rëndësia kyçe e pjesëmarrjes së këtyre personave në këto tubime shoqërore.

Marigona Sadiku – Down Sindrome Kosova

“Ka qenë një bashkëpunim mjaft frytdhënës përgjatë këtyre tri ditëve ku anëtarët me Sindromin Down përveç që kanë marrë mësimet e para dhe kanë provuar për herë të parë sportin e kajakut ata gjithashtu kanë qenë pjesëmarrës dhe kanë kontribuuar në mbarëvajtjen e festivalit përgjatë tri ditëve, anëtarët tanë kanë kryer detyra në hyrje të festivalit. Personat me Sindromin Down si përgjatë këtyre tri ditëve kanë treguar aftësitë e tyre si për zhvillimin e potencialit që edhe ata mund të kontribuojnë në komunitetin, që edhe ata mund të bëjnë një punë nëse ua ofrojmë mundësinë personave me Sindromin Down, dhe ju japim hapësirë qoftë në festivale të ndryshme apo në aktivitete të ndryshme që kryeqyteti i Prishtinës, apo secili qytet që organizon”, theksoi Sadiku.

Marigona Sadiku – Down Sindrome Kosova

Marrë parasysh sfidat dhe mungesën e përkrahjes që organizatat për kategoritë e ndijshme të shoqërisë sonë kalojnë për të plotësuar kushtet e veprimtarisë së tyre, kauza e tillë, të cilën KayakFest përfshiu qysh në edicionin e parë kontribuon në mbarëvajtjen e aktiviteteve tjera që shoqata si kjo e Down Sindrome Kosova realizojnë për anëtarët e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
kayakfest 2024 /foto: Katror media

Për këtë Marigona thotë se avokojnë vazhdimisht që të bëhen pjesë e projekteve të tilla

“Aktivitetet e tilla siç ishte edhe festivali i fundit janë shumë të rëndësishme për shoqatën Down Sindrome Kosova, për arsye se në kuadër të dy programeve të saj: Në kuadër të programit për edukim dhe intervenim të hershëm dhe programin për autonomi dhe aftësim profesional, në pesë qendrat e saj: në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, ofrojnë shërbime pa pagesë përreth 300 anëtarë të cilët i marrin këto shërbime të cilat janë më se të nevojshme. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, për shoqatën Down Sindrome Kosova, aktivitetet e tilla janë shumë të mirëpritura, pasi çdo e hyrë brenda shoqatës shkon direkt për qëndrueshmërinë e shërbimeve të cilat janë mëse të nevojshme për anëtarët me Sindromin Down”, tha ajo.

kayakfest 2024 /foto:katror media

Përveç shumës simbolike që mblodhi KayakFest, socializimi i përgjithshëm ishte një nga elementët kryesorë të kësaj dite, duke krijuar lidhje të reja midis njerëzve që ndajnë të njëjtën pasion për natyrën dhe aventurën.

Ky festival dëshmoi të jetë më shumë se një ngjarje sportive dhe argëtuese, duke shfaqur potencialin në ndikimin e aktivizimit shoqëror në forma të ndryshme, pastaj në promovimin e turizmit e po ashtu, festivali i dha një shtysë ekonomike bizneseve lokale, si dhe atyre që morën pjesë në organizimin duke ndihmuar edhe në promovimin e produkteve të tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
kayakfest 202 /foto:katror media

Për këtë Balidemaj shtoi se aktivizimi dhe përfitimi nga ky festival ishte i shumanshëm.

” Në radhë të parë, si shërbim normal që i rinisë, popullatës, po e dyta, besoj që edhe pjesës së komunitetit që gjindet ketu, d.m.th., jemi në zonën e Orllanit, te liqeni i Batllavës. Besoj që për komunitetin këtu përreth është një plus i madh për ta, për shkak se shumica dhe nuk e njohin si zonë e kanë dëgju si vend, mirëpo nuk është që e kanë vizitu dhe sot ka shumë prej atyne që janë habitur me bukurinë dhe me me pamjen që kanë pa, pos domethënë tjerave që, edhe banorët këtu janë aktivizu me ndihmu, me pastru vendin me lloj – lloj ndihme, me pru elektrikën, pra në çdo lloj forme janë aktivizu. Normal që është e mirë për ta, e kanë pritë me shumë gëzim njëfarë forme, për shkak se shumica e familjeve varen dhe prej të hyrave që i kanë në këtë kohë, prej kësaj zone”, u shpreh Balidemaj.

Me përmirësime dhe zgjerime të planifikuara, KayakFest pritet të bëhet një nga ngjarjet më të pritura verore në Kosovë, duke kombinuar argëtimin, sportin dhe mbështetjen për kauzat e mira në një përvojë të vetme. /Katror.info

Edicionin #58 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetardown sindrom kosovagjithperfshirjakayakfestkontriboimiLajme te miraLiqeni i BatllavesShkrep BalidemajSindromi downtoptophome1vullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sparta drejt Ligës së Kampionëve me pesë shqiptarë
Artikulli i ardhshëm “Termokosi” me sistem të shpërndarjes së barabartë të ngrohjes për të gjithë konsumatorët

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai

10 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

FFK ndau licencat A për trajnerë

11 Shikime
Lajme të mira

“Gënjeshtra” e Florian Zeller, premierë sonte në Teatrin e Gjilanit

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?