KB “Drita” në një konferencë për media ka prezantuar ecurinë e klubit të basketbollit, duke njoftuar edhe për emërimin e Presidentit të ri në këtë klub.
Gjatë kësaj konference, kryetari i klubit ka njoftuar se klubi ka funksionuar si organizatë joqeveritare, pas një angazhimi të kahmotshëm, sipas tij, tani e tutje klubi do të kaloj në SHPK.
“KB “Drita” basketball, ka funksionuar si organizatë joqeveriate dhe sipas tij pas një angazhimi disa mujor kemi ardhur në përfundim se nga OJQ, klubi i basketbollit “Drita” të kalojë në SHPK, ku deri më tani unë si kryetar i klubit kemi negociuar me disa afaristë të cilët operojnë në Prishtinë dhe krejt kjo si rrjedhojë e ndihmës së kryetari të Gjilanit, i cili na ka vënë në kontakt”, ka thënë ai.
Përveç kësaj, kryetari njofton se si President i ri në këtë klub do të emërohet, Enis Islami.
Ai përfundoi duke theksuar se kanë bërë një hap përpara sepse deri më tani kanë qenë të kufizuar për shkak të mungeses së financave./Katror.info